Pal Trashaj vrau veten para SPAK pasi ra pre e mashtrimit me kreditë, reagon MCA: Prej 18 muajsh nuk kishte…

Kompania Micro Credit Albania, me të cilen pretendonte të kishte probleme Pal Trashaj, 63 vjeçari që u vetëflijua me fostoksinë para godinës së SPAK, tha se i ndjeri nuk kishte asnjë sekuestro mbi pasuritë e tij.

Përmes një reagimi për median, MCA u shpreh se prej 18 muajsh, nga janari 2023, me vendim të përmbaruesit është urdhëruar heqja e të gjitha sekuestrove mbi llogaritë dhe pasuritë e Trashajt.

MCA pretendoi se ka zbatuar në mënyrë të përpiktë dhe të dokumentuar të gjitha etapat e njoftimit të subjektit, sipas ligjit.

“Ka zero mundësi ligjore që kompanitë e likuidimit të borxheve të këqija, apo përmbaruesit të mbajnë peng apo të luajnë me faktorin ‘zvarritje’ në kurriz të kredimarrësit”, thuhej në reagimin e MCA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com