Mbrëmjen e sotme, teksa bëhej gati për “Prime”, Çiljeta ka bërë një dedikim të veçantë për partnerin e saj, futbollistin Alban Hoxha.
Fermerja ka kënduar dhe performuar këngën “Hajmali”.
Gjatë këndimit të baladës së saj të ndjerë ajo nuk ka kursyer t’i shpreh dashurinë partnerit të saj Alban Hoxhës.
“Më ka marrë malli shumë Alban! Albani im”, i thotë Çiljeta.
Rikujtojmë që në nominim për mbrëmjen e sotme janë: Ditea, Xhesika, Albano dhe Florjani.