Pagat në pushtetin vendor, Mazniku: Bashkitë nuk gjenin dot specialistë, sa do të jenë rrogat e reja

Reforma e pagave tashmë e shtrirë edhe në pushtetin lokal po shoqërohet me debate, pasi është cilësuar si jo gjithëpërfshirëse.

Për të sqaruar me detaje këtë debat, në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, të moderuar nga Aleksandër Furxhi, ishte në një lidhje direkte ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku.

Intervista:

Janë 37 mijë punonjës në këtë sistem. Lidhur me këtë debatin që jo të gjithë do të përfitojnë njësoj: a është kështu dhe nëse po si argumentohet?

Mazniku: Jo. Nuk është kështu. VKM që cakton nivelet e reja të dyshemeve dhe tavaneve, cakton nivelet për stafet që janë me status të nëpunësit civil, njerëz që merren kryesisht me politikëbërje brenda bashkive dhe me nëpunësit e zgjedhur. Për stafet e tjera që janë në funksione shërbimi, për to nivelet e pagave janë të vendosshme nga vendimet e Këshillit Bashkiak.  Duket sikur rritja e pagave ka shkuar më së shumti për këto funskione, por krijojn një hierarki normale pagash nga drejtori, te drejtuesit e zyrave e me radhë. Duhet të kuptojmë diçka, ishim në një situatë që një pjesë e bashkive e kishin të pamundur të merrnin në punë stafe teknike profesionale sepse niveli i pagave ishte jashtë tregut.

Me ndryshimet e vendosura, ku shkojnë këto rroga?

Mazniku: Rroga 400 mijë lekëshe bëhet 700 mijë lekë. Niveli i specialistit, që p.sh. ka studiuar financë, ligj apo urbanistikë fillon me 700 mijë lekë. Nëse është përgjegjës sektori paga është rreth 100 mijë lekë, nëse është një drejtor i përgjithshëm paga është 170 mijë lekë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com