Pagat e administratës dhe ndërtimet ndihmojnë në “rritjen” e ekonomisë, ‘bie’ bujqësia

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, Institutit të Statistikave, ritmi i rritjes ekonomike ka qenë më i ngadaltë përgjatë tremujorit të tretë të vitit, teksa Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) arriti në 3.46%, nga 3.38% që ishte në tremujorin e dytë.

Kontributi kryesor në rritje është dhënë nga administrata publike me 1.20 pikë përqindje, kjo për shkak të rritjes së pagave me të paktën 16%, pasuar nga aktiviteti i pasurive të paluajtshme me 0.68 pikë përqindje, shërbimet me 0.43 pikë përqindje e komunikacioni me 0.26 pikë përqindje.

Ndikim negativ raportohet të ketë dhënë aktiviteti i bujqësisë me një rënie prej -0.50 pikë përqindje.

Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +1.20 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,68 pikë përqindje, Ndërtimi me +0,45 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0.43 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,26 pikë përqindje, Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +0,24 pikë përqindje, Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me +0,24 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,09 pikë përqindje. Negativisht kontriboi grupi: Industri, Energji dhe Uji me -0,34 pikë përqindje, Bujqësi, Pyje dhe Peshkim me -0,17 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me +0,37 pikë përqindje.

Degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e tretë të vitit 2023, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2022, shfaqen si më poshtë: Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit shënoi rënie prej 0,50%. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rënie me 2,89%. Aktiviteti i Ndërtimit pati një rritje me 4,72%. Grupi i aktiviteteve Tregti,Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rritje prej 0,77%. Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rritje prej 8,97%. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 4,50%. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 12,20%. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me rritje prej 7,55%. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me rritje prej 11,18%. Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati rritje me 11,28%. Taksat Neto mbi produktet u rritën me 2,87%.

Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës, treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto i përshtatur sezonalisht vlerësohet me rritje prej 2,30%.

Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit u shfaq me rënie prej 0,09%. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit shënoi rënie prej 2,83%. Aktiviteti i Ndërtimit shënoi rënie me 1,25%. Aktiviteti Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor shënoi një rritje prej 0,95%. Aktiviteti Informacioni dhe Komunikacioni pati një rritje me 1,67%. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit pati rritje prej 2,09%. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme shënoi rritje me 2,13%. Grupi Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative shfaqi rritje me 5,54%. Aktiviteti i Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me rritje prej 3,71%. Aktiviteti i Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi u shfaq me rritje prej 13,89%. Taksat Neto mbi produktet patën një rritje me 3,78%.

PBB sipas metodës së Shpenzimeve

PBB, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2022, shfaqen si më poshtë: Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 2,06%. Konsumi final i qeverisë u shfaq me një rritje prej 12,28%. Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks u rrit me 2,11%. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 17,91%, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u ulën me 2,05%

Konsumi final i popullatës u ul me 0,53% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2023. Konsumi final i qeverisë u shfaq me rritje 2,66%. Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks shënoi rënie prej 2,81%. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 11,06 %, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u ulën me 0,20%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com