Pa prezencën e Bashës, Metës, Idrizit, Shehit/ Mblidhet koalicioni opozitar, diskutohen rrugët që do ndiqen kundër qeverisë Rama

Koalicioni i opozitës është mbledhur sot në Durrës, duke nisur nga qyteti bregdetar përpjekjet për të krijuar në të gjithë vendin frontin kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministrit Edi Rama.

Në emër të demokratëve që janë forca më e madhe politike e së djathtës, nënkryetari Oerd Bylykbashi theksoi rëndësinë që strukturat e të gjitha partive opozitare të punojnë së bashku si rruga e vetme për të fituar betejën e zgjedhjeve parlamentare

Ndërkohe që kryetari i Partisë Agrare, Agron duke theksoi se opozita duhet të përpiqet të afrojë çdo faktor politik e çdo qytetar për të arritur fitoren në pranveren e vitit 2025

Gjate këtij takimi Oerd Bylykbashi sqaroi të gjithë aleatët për reformën zgjedhore, punën qe është bëeë deri tani dhe çështjet kryesore që duhet të marrin zgjidhje duke nisur nga rikthimi i koalicioneve me listë të përbërë, vota e emigrantëve dhe masat kundër shitblerjes së votës.

Nderkohe qe nuk kane marre pjese ne kete takim kreu i Partise se Lirise Ilir Meta, kreu i PDIU Shpetim Idrizi, kreu i LZHK Dashamir Shehi, te cilet madje nuk kishin asnje perfaqesues ne kete tryeze.

Nderkohe qe kreu i PD Lulzim Basha nuk eshte ftuar, pasi armiqesia e Berishes me te eshte e panegociueshme./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com