Pa kujtesë për vrasjen e dyfishtë, ‘killeri’ shqiptar ndërron jetë në burgun e Parmës

Që prej 2016-s ishte shtruar në spitalin e burgut të Parmës. I dënuar për vrasje të dyfishtë, Dritan Demiraj u rrah barbarisht nga një tjetër i dënuar,  aq sa ra në koma, e më pas humbi tërësisht kujtesën.

Dritan Demiraj
Dritan Demiraj

I shndërruar në hijen e vetes së tij, i paaftë për të kujtuar edhe shkaqet që e çuan pas hekurave, më 25 Prill zemra e shqiptarit reshti së rrahuri duke mbyllur përfundimisht kapitullin e vrasjes së dyfishtë të Lidia Nusdorfi, ish të-fejuarës së Demirajt dhe partnerit të saj të ri Silvio Mannina, në atë që nga shtypi i asaj kohe e cilësonte si “killeri i liqenit Azzurro”.

Dritan Demiraj, Monica Sanchi & Sadik Dine
Dritan Demiraj, Monica Sanchi & Sadik Dine

Një fat ironik ai që goditi si ish-pastiçierin shqiptar, ashtu sikurse edhe bashkëpunëtoren e tij kryesore, Monica Sanchi, e cila vdiq po në burg në 2019-n nga kanceri. Ajo ishte dënuar me 30 vjet burg. Nga ajo vrasje e dyfishtë, i vetmi që po shlyen ende dënimin me burgim të përjetshëm është daja i Demirajt, Sadik Dine, i shpallur edhe ai fajtor për ngjarjen makabre.

Stacioni i Mozzate ku u masakrua Lidia Nusdorfi
Stacioni i Mozzate ku u masakrua Lidia Nusdorfi

Lidia Nusdorfi u vra me një seri goditjesh me thikë në stacionin e Mozzate, në provincën e Como-s, në Mars të 2014-s, një ditë pasi shqiptari kishte vrarë Silvio Mannina-n. Trupi i këtij të fundit u gjet i varrosur në një moçal në liqenin Azzurro, në Santarcangelo. Para se të vritej ai ishte torturuar barbarisht.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com