Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ndarë sot urimin e tij për 8 Marsin.
Në një postim në Facebook ai ka shkruar se nuk ka një Shqipëri të fortë pa gra të forta.
Basha u shpreh se një grua e fortë, e pavarur dhe e lumtur është garancia për një familje dhe shoqëri të shëndetshme.
Postimi:
Pa gra të forta, nuk ka Shqipëri të fortë!
Mirënjohje për gratë, për nënat dhe motrat, falë sakrificës së të cilave jeta njerëzore bëhet më e bukur.
Kontributi më i madh për gratë dhe vajzat është t’u japim mundësi të shpalosin potencialin e tyre.
Një grua e fortë, e pavarur dhe e lumtur është garancia për një familje dhe shoqëri të shëndetshme.
Të dashura zonja, kurrë mos e harroni fuqinë dhe vlerën tuaj. Ju jeni burimi i frymëzimit, dashurisë dhe forcës në shoqëri.
Gëzuar 8 Marsin!
/f.s