Një tërmet me magnitudë 6.2 i shkallës Rihter ka tronditur Stambollin në orën 12.49 të ditës së sotme.
Ndërkohë, spikerja e CNN TURK Meltem Bozbeyoğlu është kapur drejtpërdrejt në studio në momentin e tërmetit dhe siç duket nga pamjet e ka përjetuar shumë keq.
Tërmeti shkaktoi panik te banorët e zonave afër epiqendrës të cilët kanë dalë menjëherë nga banesat dhe janë këshilluar që të mos hyjnë brenda për rreth 3 orë.
Nga informacione e deritanishme nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëme të konsiderueshme.