Organizuan dhe vranë babanë, mbeten në burg tre fëmijët e familjes Meta

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë për 3 fëmijët që akuzohen se vranë babain e tyre, Pëllumb Metën, dhe e varrosën trupin e tij brenda një kasolleje.

Hysen Meta, mbi të cilin rëndon akuza e vrasjes në marrëdhënie familjare, fshehje dhe asgjesim kufome, si dhe armëmbajtje pa leje, u vendos masa e sigurisë arrest me burg.

Edhe për vajzën e viktimës, Hygerta Meta, e dyshuar fillimisht në momentin e arrestimit për vrasje, është vendosur masa e sigurisë arrest me burg, por vetëm për veprën penale të asgjesimit e fshehjes së kufomës.

Arrest me burg edhe për Amarildo Metën, i cili akuzohet për asgjësim dhe fshehje kufome.

Ndërkohë, Policia e Durrësit ka marrë në mbrojtje bashkëshorten e Pëllumb Metës, edhe pse ndaj saj nuk është ngritur asnjë akuzë. Blerina Meta nuk është lejuar të merrte pjesë në ceremoninë mortore të burrit të saj, pasi policia i trembej ndonjë konflikti të mundshëm mes vëllezërve të Pëllumbit dhe kunatës së tyre. Ndërsa 49-vjeçarja po hetohet në gjendje të lirë për ngjarjen, policia e Durrësit e ka shoqëruar deri në familjen e babait të saj në Laç.

Në ceremoninë e varrimit ka marrë pjesë vetëm vajza e madhe e familjes, e martuar në Krujë, ndërsa 2 vëllezërit e saj dhe motra ndodhen pas hekurave.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com