Organizatë kriminale brenda burgut të Janinës, drejtohej nga shqiptari i quajtur Modi

Një organizatë kriminale brenda burgut të Janinës është goditur nga autoritetet greke pas një hetimi që kishte nisur Janarin e kaluar. Sipas mediave greke, organizata drejtohej nga një shqiptar i i burgosur i quajtur Modi dhe pjesë kanë qenë nëndrejtori i burgut, ekonomisti i burgut, administratori, një gardian, një i burgosur dhe 2 persona të tjerë të jashtëm.

Kjo organizatë ishte e përfshirë në trafikun e drogës, që e fuste në ambientet e burgut të Janinës. Aktiviteti ilegal funksiononte të paktën që prej Prillit 2023 dhe organizata trafikonte drogë dhe pastronte paratë e përfituara.

Për të mos u zbuluar, anëtarët e organizatës përdornin fjalë të koduara dhe përdornin telefona të futura ilegalisht brenda burgut.

Paratë që përfitoheshin nga shitja e drogës dorëzoheshin te nëndrejtori dhe kontabilisti i burgut të Janinës, të cilat i përfshinin në pasqyrat financiare për t’i pastruar. Më pas depozitoheshin në llogarinë individuale të Modit. Kjo bëhej duke regjistruar të dhëna të rreme nga depozitues të rremë.

Nga data 20 Prill 2023 der më datë 3 Qershor 2024, u zbulua se në emër të shqiptarit Modi ishin depozituar shuma në vlerën e 50 mijë Eurove. Nëndrejtori i burgut të Janinës lejonte përdorimin e celularëve në qeli dhe njoftonte të burgosurin shqiptar për kontrollet e befasishme që kryheshin periodikisht.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com