Organizata Botërore e Shëndetësisë ngre alarmin: Një variant i ri i Covid po përhapet me shpejtësi

Në disa vende po rikthehet urdhri i vendosjes së maskave. Varianti i ri i Covid (JN.1) është klasifikuar si një variant me interes nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për shkak të përhapjes së tij të shpejtë. JN.1 është konstatuar në shumë vende të botës, përfshirë Indinë, Kinën dhe Shtetet e Bashkuara.

Virusi që shkakton Covid po ndryshon vazhdimisht me kalimin e kohës dhe ndonjëherë kjo çon në zhvillimin e varianteve të reja. Omicron ka qenë varianti dominues global për disa kohë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë po gjurmon një numër variantesh me interes të lidhura me Omicron, duke përfshirë JN.1 edhe pse asnjë prej tyre nuk konsiderohet të jetë shqetësues.

JN.1 është aktualisht varianti me rritjen më të shpejtë në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe përbën 15 deri në 29% të infeksioneve.

Ndërkohë, Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar tha se varianti JN.1. përbën rreth 7% të testeve pozitive Covid të analizuara në një laborator dhe do të vazhdojë të monitorojë të gjitha të dhënat për këtë variant dhe të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com