“Ore zotëri, kush të paguan?”/ Plas sherri mes Shehajt dhe Bardhit: Ti ke rrahur demokratët!

Gjatë ndërprerjes së seancës plenare, Agron Shehaj dhe Gazment Bardhi kanë debatuar me njëri-tjetrin me tone të ashpra.

Shehaj prej gati dy orësh ka bllokuar foltoren dhe nuk lejon as deputetët e maxhorancës dhe as ata të opozitës që të mbajnë fjalën.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i thotë Shehajt: “Çfarë do nga neve, na thuaj.”

Ndërsa i janë drejtuar njëri-tjetrit: Kush të paguan?

“Po bëhesh shërbëtor i këtyre”, i thotë Bardhi Shehajt pas ndërprerjes së seancës.

Në përgjigjeve të akuzave të Bardhit se Shehaj me sjelljen e tij në Kuvend po bëhej shërbëtor i socialistëve, ish deputeti demokrat i ka kujtuar Bardhit faktin që ka qenë në selinë e PD-së, në atë kohë në krah të Lulzim Bashës, kur demokratët, në 8 janar 2022 u rrahën teksa kërkonin të futeshin brenda godinës.

“Ti i ke rrahur demokratët, ti i ke rrahur”, dëgjohet t’i thotë Shehaj Bardhit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com