Oprah Winfrey zbulon se si një libër i të ndjerës Dr. Maya Angelou e ndihmoi atë të trajtonte abuzimin seksual që pësoi kur ishte fëmijë. Duke folur në Çmimet Kombëtare të Librit dhe Darkën e Përfitimeve të 74-të në Nju Jork, Winfrey u ndal në fjalimin e saj se si libri i Angelou-t i vitit 1969, “I Know Why the Caged Bird Sings”, e ndihmoi atë t’i jepte zë dhimbjes dhe konfuzionit të saj.
“Isha 15 vjeç kur lexova librin tim të parë me një hero me ngjyrë, librin e Maya Angelou-s. Edhe e gjithë bota u shpërbë. I dha fjalë dhimbjes dhe konfuzionit tim për përdhunimin në moshën 9-vjeçare”.
Winfrey vazhdoi duke shpjeguar se përpara se të lexonte librin ajo nuk e dinte “që kishte gjuhë, se kishte fjalë për atë që ndodhi, ose se ndonjë person tjetër në Tokë e kishte përjetuar atë”, duke shtuar: “Kjo është fuqia e librave”.
Kujtojmë që Maya Angelou vdiq në vitin 2014 në moshën 86-vjeçare.