“Opozitarizmi po shkatërrohet”/ Mediu: Duhet të biem dakord se kush janë idetë që në bashkojnë

Ish-ministri i Mbrojtjes dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Republikane, Ftamir Mediu i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli për takimin informal mes kreut të grupit të PD, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka për një ribashkim të mundshëm të Partisë Demokratike.

Mediu u shpreh se po tentohet të zhbëhet opozitarizmi, ndërsa shtoi se opozita duhet të tejkalojë kuadrin e lidershipit.

“Takimi ka qenë informal dhe ftuam disa përfaqësueses politik. Si përfundim duhet të biem dakord se kush janë idetë që në bashkojnë, sidomos kur tentohet të zhbëhet opozitarizmi. Opozita duhet të kuptojë se në funksion duhet të jenë interesat e shqiptarëve. Opozita duhet të zgjerohet edhe me zëra e autoritete të diasporës, për të bashkuar shqiptarët. Përveç kontestimit është për detyrë që Shqipëria të bëhet. Jo kush është te rreshti i parë, lideri, por kush janë interesat e shqiptarëve.

Nuk lidhet pylli me një litar, këtë ta kuptojë Kreshniku (Çollaku). Nuk të bën të madh fakti që je pjesë e një copëze të vogël të PD-së. Opozitarizmi po shkatërrohet. Ajo që ne po përpiqemi të shtrojmë nuk është çështje numrash, por individësh. Kam thënë që ca me zë të ulët e lartë, kush janë interesat e Shqipërisë sot? Të kemi zhvillim ekonomik, prosperitet, ta bëjmë vendin anëtar të BE-së. Kjo është puna që duhet të bëjë opozita.”, u shpreh Mediu.

Po ashtu i ftuar ishte dhe deputeti demokrat, Dashnor Sula i cili tha se në dy vite e gjysmë PD ka shpenzuar shumë energji me problemin brenda vetes, ndërsa u ndal te ish-kryeministri Sali Berisha, ku tha se Berisha nuk përfaqëson të gjithë opozitën.

“Politikës i duhen njerëz të urtë të menduar që nuk e shohin politikën të ngushtë. Nuk është interesi ynë personal, është keqardhje që opozita për 2 vite e gjysmë ka bërë luftë mes vetes dhe ka sjellë kosto shoqërisë. Këto janë fakte të pamohueshme. Mënyra se si është qeverisur, gjithë shoqëria e ka të qartë që kjo mazhorancë ka humbur legjitimitetin moral, politik dhe kjo edhe për shkak të opozitës që nuk është bërë barrierë. Edhe opozita është pushtet, por ne nuk e kemi kryer këtë detyrë. Nuk është momenti të vëmë gishtin. Mazhoranca ka një arrogancë të papërshkrueshme. Për aq vite sa kam në politikë, ka pasur momente që edhe me kundërshtarët janë bërë marrëveshje të rëndësishme politike për hir të interesit të shqiptarëve”, u shpreh Sula.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com