“Opozita po djeg kauzat!”, Kreshni Spahiu: Protestojnë kundër Kadaresë dhe tunelit, por…

Opozita një nga gabimet e mëdha që po bën është së po djeg kauzat! Kështu tha juristi Kreshnik Spahiu, i cili komentoi protestën e opozitës para bashkisë, por edhe atë që ka paralajmëruar të zhvillojë më 11 korrik.

“Një protestë ngrihet mbi frymën që vet opozita proteston. Po t’i referohemi kohës 4-5 janë kauzat që ka ngritur opozita. Grupimet opozitare kanë protestuar për e, kundër Ismail Kadarës dhe funeralit, kundër SPAK, tunelit të Palasës. A do të protestojnë qytetarët për 4-5 kauza për të cilat opozita ka protestuar fort.

Kundër SPAK, kundër arrestimit të Ilir Beqajt. Në opozitë një nga gabimet e mëdha që bën është se djeg kauzat. Ku kauzat duhet të jenë sociale i merr i konsumon, nuk i fiton dhe kthehen në një betejë për fitore me qeverinë.

Është e papranueshme që pas çdo skandali socialistët fitojnë dyfish më thellë dhe rrisin vota. Është e paprecedentë kjo gjë dhe dobësia e opozitës në këtë situatë”,- tha Spahiu për Report Tv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com