Mbledhja e Komisionit të Sigurisë është shoqëruar sot me debate të ashpra mes deputetëve. Deri më tani i vetmi komision që nisi fizikisht në Kryesi, ishte ai për Sigurinë Kombëtare. Mesa duket edhe në këtë mbledhje ka pasur debate, mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës, duke krijuar tensione.
Debatet kanë nisur pasi deputeti demokrat, Flamur Noka ka zënë vendin e kryetarit të komisionit, Nasip Naço, ndërkohë që ky i fundi tha se mbledhja nuk mund të drejtohet nga dy kryetarë.
Nisur nga kjo situatë Naço njoftoi se punimet e komisionit do të zhvillohen online në orën 14:00. Pas këtij njoftimi deputeti Gazment Bardhi tha se në këtë mënyrë po shkelet Kushtetuta.
Në këtë komision, do të diskutohej mbi projektbuxhetin e vitit 2024, ku të pranishëm do të jenë përfaqësues të Shërbimit Informativ Shtetëror.
Pjesë nga debati:
Naço: Do të mblidhemi online në orën 16:00. Do ju vijë linku.
Bardhi: Nuk jemi në gjendje lufte. Online janë dhe të dhënat e TIMS, jeni duke shkelur rregulloren. Respektoni kushtetutën dhe rregulloren.
Naço: Faleminderit për prezencën. Do ju lutesha që në mënyrë demokratike mbledhjen.
Bardhi: Drejtoresha duhet të vijë të deklaroj për TIMS-in.