Opozita me molotov/ Rithemelimi ka paralajmëruar protestë para bashkisë, Këshilli Bashkiak vendos të mblidhet online

Kryesia e Këshillit Bashkiak të Tiranës ka marrë vendimin për ta zhvilluar mbledhjen online.

Ky vendim është marrë përpara zhvillimit të protestës së Rithemelimit përpara Bashkisë së Tiranës.

Policia e shtetit u bën thirrje organizatorëve të Rithemelimit dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit të distancohen nga dhuna, thirrje kjo që vjen pas rasteve të mëparshme.

Policia njofton qytetarët se prej orës 16:00 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Kjo e sotmja është protesta e pestë para bashkisë së Tiranës  e thirrur nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë por që lejen në polici e merr Aleanca për Teatrin.

Protesta e 26 prillit, e katërt e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë përpara Bashkisë së Tiranës u shënjua sërish nga episode të dhunshme. Bombat molotov ndaj godinës rrezikuan policët, ndërsa këshilltarët opozitarë tentuan të çajnë gardhin metalik e të hyjnë me forcë në bashki./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com