Ka nisur me tensione mbledhja e këshillit bashkiak të Elbasanit, e cila u ndërpre të hënën pas incidenteve të ndodhura herën e kaluar, kur një qytetar sulmoi një prej anëtarëve të këshillit.
Disa qytetarë të mbështetur nga grupi i këshilltareve të opozitës edhe sot po protestojnë në hyrje të sallës ku po mbahet mbledhja për tu anuluar vendimin për rritjen e tarifës së ujit të pijshëm.
Kreu i grupit të këshilltarëve të opozitës, Blendi Himçi deklaroi bojkot pa afat të mbledhjeve të këshillit bashkiak Elbasan.