Opozita ankimoi fitoren e Tavos, hapen kutitë e Himarës! KAS: Procesi, LIVE para kamerave

KAS me shumicë votash rrezoi kërkesën e opozitës për të hapur kutitë e Himarës. Por me votat e dy anëtareve te KAS (Ledio Braho dhe Elvis Cefa) u vendos të hapen pa debat kutitë e materialeve sipas kërkesës se ankuesit.

Koli Bele: Duke qenë se 2 anëtar te KAS shfrytëzuan të drejtën që buron nga neni 21 fraksion 2 si dhe praktika e konsoliduar ne rastet e mëparshme, vendoset pa debat të hapen kutitë e materialeve sipas kërkesës së ankuesit.

Ky proces do të administrohet nga administrata e KQZ. Procesi do te kryhet ne prezencë te palës. Gjate procesit do te administrohen kopje. Ky proces te kryhet ne mënyre te pa ndërprerë dhe ne prezence te kamerave te KQZ.

Seanca e radhës pritet të mbahet ditën e hënë në orën 11:oo, ku do të verifikohen:

Kopje e te gjitha Regjistrave te Posaçëm të 36-QV ne Himarë, ku janë evidentuar të paktën 560 zgjedhës që nuk janë lejuar të votojnë pasi karta ID e tyre rezultonte me datë të skaduar.

Kopje e të gjitha proces-verbaleve apo dokumenteve të tjerë te votimit të 36-QV në Himara, ku mund te jete shënuar manualisht identifikimi i mbi 260 votuesve te cilëve, pasja PEI nuk i njihte, edhe pse kartat e tyre ID ishin rinovuar pak dite përpara datës 4 Gusht 2024.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com