“Opinioniste informative”/ Mario Deda ‘thumbon’ keq Ori Nebijajn


Mario Deda, vëllai i Julian Dedës, së fundmi ka dhënë një intervistë përballë moderatores Ester Bylyku në një emision  televiziv, në mbështetje të rrugëtimit të aktorit në “Big Brother VIP 3”.

Gjatë intervistës, Marioja la të kuptohet se nuk ka qenë dakord me opinionet e Ori Nebijajt, të cilën e ka quajtur “opinioniste informative”.

“Çdo të shtunë dhe të martë, nga fillimi deri në këtu nuk jam dakord me thelbin se çfarë komenton Ori.

Ajo komenton një terr informativ. Më duket sikur nuk e sheh fare, por edhe kur e sheh, e sheh 19:00-21:00 përpara prime në Instagram.

Nuk e sheh fare as në transmetim, asgjë. Gjatë kohës së grimit më duket sikur shfleton faqen e Instagramit të Big Brother”, u shpreh Mario Deda.

Në vijim të intervistës ai rrëfeu dhe se çfarë ka ndodhur me marrëdhënien e tij me Luizin.


c

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com