Gjatë premierës së filmit “Në kuadër të dashurisë” u panë të marrin pjesë shumë miq e kolegë të tyre, ndër to edhe çifti Luiz Ejlli e Kiara Tito.
Këngëtari nuk i shpëtoi as pyetjes së Ronaldo Sharkës për praninë e tij në sezonin e ri të Big Brother Vip, ndërsa i kërkoi një përgjigje për aludimet e fundit lidhur me faktin se Luizi mund të jetë pjesë e produksionit, si opinionist, apo diçka tjetër.
Luizi nuk i mohoi këto lajme, por nuk dha asnjë detaj, duke iu kërkuar të gjithëv të presin për më shuma.
“Tën-tën, do prisni pra! Prisni derisa të fillojë! Do ketë diçka… Diçka ka gjithmonë, a rri unë pa bërë gjë!? Ti ke fjet me mu, ke hangër me mu, ke vujt me mu”, tha këngëtari, duke iu drejtuar gazetarit, me të cilin ka ndarë shumë ditë brenda shtëpisë së Big Brother, gjatë sezonit të dytë.