Operacioni kundët trafikut të emigrantëve, Rrumbullaku jep detaje: U sekuestruan 1 milion euro “cash”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka bërë me dije detaje në lidhje me operacionin kundër trafikimit të emigrantëve të paligjshëm.

Rrumbullaku tha se janë sekuestruar 13 automjete, teksa hetimet kanë qenë duke u zhvilluar prej një viti.

“Në funksion të operacionit për ekzekutimin e masave, gjatë kontrolleve të ushtruara, janë gjetur dhe sekuestruar 13 automjete, 50 telefona, 3 pistoleta, një cifte, 4 laptopë, 400 mijë euro, 700 mijë dollarë amerikanë dhe dhjetëra dokumente të sekuestruara. Rreth 1 milionë euro cash. Hetimi i policisë nën drejtimin e SPAK, ku u vunë nën hetim përvec individë të ndryshëm dhe punonjës, hetimi i shërbeu edhe nismës së policisë edhe për vetëpastrimin e policisë. Në hetimin 1 vjecar të këtij procesimi u angazhuam 380 punonjës policie”, tha Rrumbullaku.

Ndërkohë, Rrumbullaku bëri me dije se janë marrë masa për 4 efektivët e përfshirë Altin Hasani, Edmond Braja, Arjel Hoxha, Ermal Hoxha.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com