Top Channel mëson se në Shqipëri janë arrestuar 9 persona, 5 të tjerë janë arrestuar jashtë vendit në bashkëpunim me partnerët, ndërsa për 17 të tjerë iu është komunikuar urdhërarresti në burg, ku po vuajnë dënimet për vepra të tjera penale.
Ndërkohë operacioni është në vijim për lokalizimin dhe arrestimin e të tjerëve që ka dyshime se janë jashtë vendit, përfshirë edhe Emiratet e Bashkuara.
Në këtë operacion të gjerë në dorë të SPAK kanë rënë dhe një sërë pasurish që dyshohet se kanë ardhur nga krimi.
Me urdhër të SPAK policia gjeti dhe sekuestroi një shumë prej 3 milionë eurosh.
Ndërkohë nga kontrollet e shtrira në qytete të ndryshme të Shqipërisë, policia ka sekuestruar dhe sasi të konsiderueshme bizhuterish të çmuara dhe florinj. Po ashtu, gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat mëson se janë sekuestruar dhjetëra prona si dhe 10 makina të blinduara.
Grupet e hetimit po punojnë për verifikimin e pronave të tjera të të arrestuarve./tch