Operacioni “Albania”/ Anija”Cassiopea me 11 emigrantë në bord, ende e ankoruar pranë Lampedusas

Anija Cassiopea e marinës italiane, e cila do të përdoret për të transportuar emigrantë drejt Shqipërisë, vazhdon të jetë e stacionuar në ujërat ndërkombëtare rreth njëzet milje në jug të Lampedusa.

Agjencia italiane e lajmeve Ansa raporton se pritet që më shumë emigrant të hipin në bord, përpara se të niset drejt portit të Shëngjinit.

Momentalisht janë 11 emigrantë që do t’i drejtohen brigjeve shqiptare, ndërsa sa I përket shtetësisë së tyre, I përkasin Egjiptit dhe Bangladeshit.

Operacioni “Albania” do të jetë i pari pas dy muajsh pauzë të transportit të emigrantëve në kampin e Gjadrit.

Kujtojmë se tetorin dhe nëntorin e kaluar, gjyqtarët nuk kishin vërtetuar ndalimin e azilkërkuesve të dërguar në objektet shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com