Operacionet policore në vend 24 orët e fundit, Balla: Janë vendosur para ligjit 20 persona dhe janë sekuestruar…

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionet e policisë në 8 qytete të vendit në 24 orët e fundit.

Balla shprehet se Policia e Shtetit ka rritur forcën goditëse kundër armëmbajtjes pa leje, shpërndarjes së lëndëve narkotike, për gjetjen dhe ndalimin e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar dhe për zbardhjen e vjedhjes se automjeteve me qëllim përdorimin për ngjarje kriminale.

Gjatë operacioneve të fundit, bëhet me dije se janë vëndosur para ligjit 20 persona dhe janë sekuestruar sasi të konsiderueshme lëndë narkotike, automjete të vjedhura dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Policia e Shtetit ka rritur forcën goditëse kundër armëmbajtjes pa leje, shpërndarjes së lëndëve narkotike, për gjetjen dhe ndalimin e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar dhe për zbardhjen e vjedhjes se automjeteve me qëllim përdorimin për ngjarje kriminale.

Përgëzime Policisë së Shtetit në Korçë, Dibër, Elbasan, Durrës, Vlorë, Tiranë, Hani i Hotit dhe Vau i Dejës, për operacionet dhe reagimet profesionale gjatë 24 orëve të fundit, duke vëndosur para ligjit 20 persona dhe duke sekuestruar sasi të konsiderueshme lëndë narkotike, automjete të vjedhura dhe sende të tjera të kundraligjshme./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com