“Onkologjiku”/ Ish-deputeti Ndocaj denoncon mjekun Petrela: Operoi kushërirën time me tumor vetëm për t’i marrë lekët

Të shumta janë rastet e qytetarëve të cilët janë përballur me zhvatjen nga mjekët e Onkologjikut.

Skandali në spitalin e Onkologjikut u zbulua nga Prokuroria e Tiranës pas denoncimit të një familjari, ku mjekët nuk i shërbenin në shtet pacientëve për t’i operuar në klinikën private të mjekut Edmond Gashi.

Për këtë skandal u fol edhe në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv, ku ish-deputeti Eduard Ndocaj, në një lidhje Skype për emisionin ka denoncuar rastin e një vajze të re, kushërira e tij,  e cila ishte operuar nga mjeku Petrela vetëm për ti marrë lekët, pasi sipas tij pacientja nuk ishte për operim dhë këtë fakt ai e kishte mësuar pasi e kishin transferuar vajzën në Milano.

“Këta janë pak më të pamëshirshmë se grupet kriminale që i vrasin duke u paguar nga dikush tjetër. Unë kam 50 rast që i kam kaluar vet në duar në këto 10 vitet e fundit në Milano, kanë ardhur nga Shqipëria dhe një pjesë e mirë e tyre kanë gjetur vdekjen. Njëra ka qenë ish nusja e djalit të dajës që u operua pasi vuante nga një sëmundje tumorale dhe e operoi doktor Petrela dhe unë e kam gjetur në një gjendje të rëndë shëndetësore dhe e kemi nxjerr nga spitali pa kurë pa asgjë vetëm i kishte marr ato 3- 4 milionë lekët. E morëm dhe e çuam në Itali, sepse ajo ishte në gjendje të rëndë dhe ishte në një moshë të re. Ajo nuk ishte për operim sepse e kishte kaluar fazën, pra duhet që të kurohej dhe ajo ishte operuar kotë. E telefonojë doktorin dhe e kritikojë ashpër, e kishin operuar vetëm për ti marr ato lekët, sepse ajo nuk rikuperohej”, tha ai.

Por, ky nuk ishte rasti i vetëm, që denoncoi ish-deputeti Eduard Ndocaj, në emisionin ‘Përballje’.

Ndocaj denoncoi edhe rastin e një të riu nga Rubiku, i cili sipas tij humbi jetën në Milano pasi ishte mashtruar nga të njëjtët mjekë që janë në hetim te Onkologjiku.

“Atij i kishin bërë vetëm qetësues dhe nuk i kishin bërë mjekim fare nga analizat që nxorrën mjekët italianë. Ai kishte bërë 10 ditë kimioterapi sipas dokumenteve të mjekëve në Shqipëri dhe në të vërtetë nuk ishte bërë asgjë ditë, sepse doli që ai nuk kishte asnjë produkt nga kimioterpia. Ai u fut në terapi, sepse ishte në gjendje të rëndë, por nuk ja doli. Kjo është vrasje haptasi, nga këta mjek kriminel”, tha ai./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com