Meqë hungarezi Gellért Zoltán Jászai i “ONE Albania” e “OTP Bank Albania”, po merret me evazion fiskal, transferta ilegale në offshore dhe pastrim parash edhe në Shqipëri; atij i duhet një mburojë e fortë pushteti…
Më 31 mars 2022, kompania e telefonisë celulare “ONE Albania” dhe më 22 dhjetor 2022 kompaninë “Albtelecom” duke e shkrirë brenda “ONE Albania” me miratim të qeverisë shqiptare, kaluan në pronësi të hungarezit Gellért Zoltán Jászai, mik i kryeministrit Viktor Orban dhe menaxher, drejtues e ortak në 11 firma me pronar oligarkë rusë që janë në listën e zezë të SHBA.
Por në Shqipëri, Gellért Zoltán Jászai, ka blerë dhe Bankën “OTP Albania”, brenda të cilës, Ministria e Financave dhe Banka e Shtetit, i kanë futur si licencë të tij edhe Bursën Financiare Shqiptare.
Ndërsa sipas informacionit që disponon “Pamfleti” me burim nga Ministria e Financave, kryeministri Edi Rama si mik i afërt interesash me hungarezin Gellért Zoltán Jászai të “ONE Albania”, ka menduar ta bëjë bankën e tij “OTP”, pjesë të KESH në formë PPP-je hije, si bankë për gjoja suporte e operacione financiare në investime me tregun e energjisë.
Por duke qenë se hungarezi është ekzemplar ndërkombëtar i mashtrimit ekonomik, evazionit fiskal, transfertave ilegale në offshore dhe i pastrimit të parave të zeza, ai ka filluar të marrë masa vetëmbrojtëse përballë drejtësisë e anti-krimit në Shqipëri, duke bërë pjesë drejtuese të bizneseve të tij familjarë të qeveritarëve.
Sipas dokumenteve që po publikojmë, rezulton se Gellért Zoltán Jászai, ka punësuar në postet kyç të bizneseve të tij në Shqipëri familjarë të pushtetarëve me premisën për ti përdorur si një guackë mbrojtëse, siç ka vepruar në Hungari, Bullgari, Rumani, Bjellorusi, Azerbajxhan. Kaq për sot.
/Pamfleti