“Olsi Rama, asnjë lidhje me ‘Xibrakën’”, SPAK: Nuk ka asnjë provë që e lidh me individë të dënuar

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet ndaj Olsi Ramës, i paditur nga nënkryetari i PD, Gazment Bardhi.

Në përgjigjen dhënë Vizion Plus, SPAK thekson se nuk ka asnjë provë që implikon Olsi Ramën në akuzën e ngritur nga Gazment Bardhi.

Hetimet rifilluan pas administrimit të një informacioni të dërguar nga deputeti Gazment Bardhi, i cili pretendoi përfshirjen e shtetasit, Ols Rama në veprimtari të paligjshme. Në kuadër të këtyre hetimeve, SPAK ka kryer një sërë veprimesh hetimore, përfshirë bashkëpunimin me autoritetet kompetente të Kosovës.
Nga hetimet ka rezultuar se nuk ekzistojnë prova apo fakte që të lidhin shtetasin Ols Rama me aktivitetin kriminal, për të cilin janë dënuar më parë disa individë. Gjithashtu, nuk janë identifikuar autorë të tjerë të mundshëm për veprat penale në fjalë“, thuhet në përgjigjen e SPAK për gazetaren e Vizion Plus Blerina Cene..

Kujtojmë që Gazment Bardhi e paditi në SPAK me akuzën se ka pasur lidhje me laboratorin e “Xibrakës”, i cili përdorej për prodhim të lëndëve narkotike.

Në përgjigje për Vizion Plus, SPAK thekson se nuk ka asnjë provë, që të lidhë Olsi Ramën me individë të dënuar për këtë çështje, ndërsa shton se janë zbuluar persona të tjerë të lidhur me laboratorin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com