Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it, Olsi Bylyku ka njoftuar se ditën e sotme publikon projektin e tij muzikor më të ri, që siç duket është një ‘thumb’ ndaj ‘Top Channel’.
Rikujtojmë që Olsi ishte pjesë e ‘BBV3’ por rrugëtimi i tij ishte i shkurtër dhe doli brenda pak javësh.
Herë pas here është parë të ‘thumbojë’ produksionin ku sipas Olsit ishin ata arsyeja e eliminimit të tij nga formati dhe jo publiku. (Kliko këtu)
Ja ç’thotë Olsi:
“Isha duke e menduar pak sot, se ndoshta juve ju vjen për të qeshur… Po si përfunduam kështu ne? Me të qeshur me të qeshur. “Klanifornia” u mbyll, na lanë pa punë, pa rrogë, pa gjë, mes 4 rrugëve, si përfunduam kështu ne? Ikëm tek ‘Top-i’ për më mirë, na nxorrën për dy javë. Domethënë na nxorri populli sepse s’ka lidhje ‘Top-i’ me atë pjesë, as produksioni po… Po hajt, shyqyr ju kam juve. Mërziten ndonjëherë ata të shtëpisë…”– shprehet Olsi.