“Ofruam tokë, por asgjë më shumë”, Rama: Shtyrja e hapjes së kampeve për refugjatët, çështje e Italisë!

Hapja e dy qendrave për pritjen e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër më 20 maj, ashtu siç edhe ishte paralajmëruar u shty për shkak se punimet nuk kishin përfunduar.

Kryeministri Edi Rama i pyetur nga gazetari u ‘La Repubblica’, Gerardo Greco, në lidhje me shtyrjen e hapjes së qendrave të pritjes për emigrantët, kreu i qeverisë shqiptare tha se kjo i përket tashmë shtetit italian.

‘Shqipëria ofroi disponueshmëri dhe tokë, por asgjë më shumë’.- u shpreh Rama.

Rama parashikon beteja politike dhe shpjegoi për gazetarin italian se ligjet nuk janë shqiptare! Me pak fjalë është vetëm çështje e Italisë.

‘Qendra do të jetë gati për disa muaj gjithsesi, kjo nuk është asgjë! Por problemi do të jetë funksionimi i tij! Dhe do të jetë shumë e vështirë për procedurat: si do të menaxhoni 3000 persona në 28 ditë me burokracitë italiane dhe rregullat evropiane?’.

Njëgrup deputetësh të opozitës italiane ishin në Shqipëri më 22 maj, në një vizitë blitz për të parë nga afër zonën ku do të ngrihen 2 qendrat e emigrantëve të cilat ishin paraparë të hapeshin të hënën, më 20 maj.

Emigrantët do të qëndrojnë në kampin e Gjadrit gjatë periudhës që kryhen procedurat për azil në Itali. Në portin e Shëngjinit aty ku pritet të mbërrijnë emigrantët e parë në muajin nëntor, punimet kanë ecur me ritme të shpejtë. Investimi me vlere 653 milion euro po bëhet me fonde të qeverisë italiane bazuar në marrëveshjen Rama-Meloni firmosur në nëntor 2023. Maksimumi i kapacitetit të kampit në një vit është 36 mijë persona.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com