Është publikuar një video e re ku tregon momentit kur agjentët e Shërbimit Sekret dhe policia mbërritën në vendin e ngjarjes, ku 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks qëlloi Donald Trump në Pensilvani.
Në videon e publikuar nga guvernatori i Iowa-s, Chuck Gresley, shërbimet sekrete dallojnë 20-vjeçarin e vdekur.
“Pra ky është djali”, dëgjohet duke thënë një prej tyre , duke konfirmuar kështu informacionin se shërbimi ishte lajmëruar më herët për praninë e 20-vjeçarit.
“Ky është ai,” konfirmon një burrë i EMS të Beaver County. Ai gjithashtu thotë se një oficer policie kishte fotografuar Crooks para atentatit ndaj Trump.
“Ky është snajperi që na dërgoi imazhin dhe e pa atë të zbriste nga biçikleta dhe të lëshonte çantën para se ta humbiste nga sytë”, dëgjohet duke thënë ai. Dy oficerët e sigurisë më pas shikojnë fotot e 20-vjeçaritnë në një telefon.
Kujtohet se përfaqësues të policisë lokale kishin deklaruar se Shërbimi Sekret Amerikan ishte informuar për Crooks dhe e kishte cilësuar atë si një “kërcënim” 10 minuta para fillimit të mitingut të Trump në Pensilvani.