OBSH: Rastet me kancer do rriten me 77 % deri në 2050

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë në raportin e saj të fundit se 35 milionë njerëz do të preken nga kanceri deri në 2050, që do të thotë 77 % më shumë se rastet e diagnostikuara në 2022.

Të dhënat e studimit tregojnë se kanceri i mushkërive ishte forma më e zakonshme në mbarë botën në vitin 2022 ku shënon edhe vdekjet më të larta. Më pas lloji i kancerit më të përhapur është ai i gjirit që prek më së shumti femrat dhe më pas kanceri i prostatës dhe stomakut.

Rritja e shpejtë e rasteve me kancer reflekton plakjen e popullsisë dhe zhvillimin social-ekonomik. Studiuesit vënë në dukje disa faktorë si obeziteti, përdorimi i duhanit dhe përdorimi i alkoolit, si dhe faktorët mjedisorë si ndotja e ajrit ndikojnë në zhvillimin e kancerit.

Pavarësisht progresit që është bërë në zbulimin e hershëm të kancerit dhe trajtimin dhe kujdesin e pacientëve ka ende pabarazi të konsiderueshme në rezultatet e trajtimit të kësaj sëmundje mes vendeve të zhvilluara dhe atyre ende në zhvillim.

/a.d

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com