Objektivi i rritjes së PBB-së së Kinës për vitin 2024 prej rreth 5 për qind është një objektiv i arritshëm me përpjekje më të shumta, u shpreh të mërkurën kreu i organit më të lartë të planifikimit ekonomik të vendit.
Kina ka besimin, aftësitë dhe kushtet për të përmbushur objektivat e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror për këtë vit, tha për mediat Zheng Shanjie, kryetar i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës të Kinës në një konferencë shtypi gjatë sesionit vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore.
Objektivi i rritjes është në përputhje me objektivat e Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025) dhe bazohet në potencialin e rritjes dhe kushtet e ekonomisë kineze, theksoi ai.
Sesioni i dytë i Asamblesë së 14-të Kombëtare Popullore mbajti të mërkurën një konferencë shtypi në Pekin, duke informuar mediat vendase dhe të huaja mbi çështjet e zhvillimit dhe reformës, financave dhe buxhetit, tregtisë dhe letrave me vlerë financiare.
Në këtë konferencë shtypi, ministri kinez i Financave Lan Foan deklaroi se të mërkurën se nga viti 2019 deri vitin e kaluar, shpenzimet kombëtare për arsimin janë rritur me 18.5 %, për sigurimet shoqërore dhe punësimin janë rritur me 35.8 %, ndërsa shpenzimet për shëndetësinë janë shtuar me 34.4 %. Në vitin 2024, buxheti për arsimin, sigurimet shoqërore dhe punësimin do t’i kalojë secili 4 trilionë juanët.
Ndëkohë, guvernatori i Bankës Popullore të Kinës, banka qendore kineze, Pan Gongsheng, theksoi se, deri në shkurt, përqindja e tregtisë së mallrave me monedhën kineze RMB ndër të gjitha pagesat ndërkufitare në Kinë ishte 30 %. Efektet e ndërthurura të këtyre faktorëve ndihmojnë objektivisht për rritjen e hapësirës operacionale të politikës monetare të Kinës dhe janë të favorshme për balancimin e flukseve ndërkufitare të kapitalit dhe për ruajtjen e qëndrueshmërisë bazë të kursit të këmbimit të RMB-së.