Ish-kryeministri, Sali Berisha ka postuar në rrjetin social “facebook” sloganin e protestës së 20 shkurtit.
Ai e ka cilësuar 20 shkurtin si ditën e fitores, ndërsa i fton të gjithë qytetarët në Tiranë.
Berisha ka zbuluar se protesta do të mbahet pasdite në orën 17:30.
“O sot o kurrë! Betejë pa kthim. Mosbindje civile për dinjitetin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve,” shkruhet në video.
Nga partia demokratike e drejtuar nga “Rithemelimi”, u bë me dije pak ditë më parë, se po punohet me të gjithë rrethet për këtë protestë, ndërsa pritet që në shesh të jetë çdo shqiptar që e do vendin vet, edhe nëse jeton në emigrim./m.j