Një demokrat, në protestën poshtë shtëpisë së Sali Berishës, ka thurur vargje për ish-kryeministrin, të cilat i lexoi para demonstruesve.
Ai u drejta nga Berisha duke e cilësuar gjigant e legjendar e duke i kërkuar dalë nga shtëpia për të prirë demokratët.
Gjithashtu e krahasoi me Gjergj Elez Alianë, ndërsa tha se vetëm ai mund ta mundë Bajlozin e Zi, duke iu referuar këtu kryeministrit Edi Rama.
Poezia e lexuar nga demokrati
O Sali, o legjendar
Dil njiher se dum me t’par
O Sali, gjigant sa mali
Dil njiher se na mori malli
O Sali i lideri jonë
Dil njiher shqiptar në thonë
Dil njiher, dil e na pri
Në betejë për demokraci
O Sali dil nga shpia, ashtu siç bëri Gjergj Elez Alia
O Sali dil e na pri, e ta mundim Bajlozin e Zi
Nuk ka shqiptar që nuk e di, atë Bajloz e mund veç ti./m.j