“O lojtare patatinash”/ Kriset miqësia mes Gracianos dhe Françeskës?

Duket se miqësia mes Gracianos dhe Françeskës është krisur vetëm pak ditë larg finales. Mbrëmjen e djeshme ata kanë patur një përplasje të fortë. Debati mes tyre ka nisur në momentin që Françeska i ka thënë se duhet të ketë kujdes me shprehjet që përdor kundra Heidit pasi ato do i përdoren. Kjo, pasi Graciano i tha Heidit se je skuqur tek gjoksi.

Pjesë nga debati në oborr:

Graciano: Të bëra një analizë.

Franceska: Nuk po të ofendoj që më thua lojtare patatinash.

Graciano: Ik edhe ti, nuk do arrish atë që do. Je lojtare patetinash.

Franceska: Mos më thuaj mua lojtare patatinash se për atë punë ti po del si gore me këtë sjellje që po bën.

Graciano: Gore, me mua mbaj gojën. Me mua trego edukatë dhe respekt. Gore tërhiqe tani mbrapsht. Surratit tënd ja sqarova. Je e dëshpëruar për situata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com