“O gore, o hajdut”/ Egla kalon sërish limitet në debatin me Jetmirin

Mëngjesi i sotëm në shtëpinë e “Big Brother Vip” ka nisur sërish me zhurma dhe debate. Egla nuk është kursyer aspak me ofendime ndaj Jetmirit teksa e akuzon se i ka vjedhur cigaret. Ajo i drejtohet me epitete të tipit “gore dhe hajdut”, ndërsa banori i është përgjigjur duke i thënë se ka probleme dhe se duhet të pijë ilaçet që të qetësohet.

PJESË NGA BISEDA:

Egla: Ça bën si gore se të dhashë të gjitha cigaret e mia o burrë? Gjithë cigaret e mia t’i dhashë.
Jetmiri: Të lutem mos vazhdo me epitete
Egla: Me epitet vazhdoj sepse ia lejove vetes që të më zgjosh nga gjumi duke thënë filloi edhe kjo. Unë nuk jam kjo. Mua maksimumi mund rë më thuash zonja Egla ti.
Jetmiri: Gore thuaj nënës tënde, motrës tënde.
Egla: Po ik ore…
Jetmiri: Ti je mësuar me gore sepse më thua mua gore
Egla: Mbylle sqepin tani…
Jetmiri: Ti je kafshë ekzotike.
Egla: Mbylle sqepin hajdut. Je një hajdut. Nuk je psikolog.
Jetmiri: Shko merr ndonjë ilaç se nuk je mirë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com