Nxënësi sulmon me mjete të forta shokët e klasës në shkollë, disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Chelyabinsk të Rusisë, ku një nxënës sulmoi shokët e klasës dhe mësuesit e tij me një çekiç, raportojnë mediat vendase.

Ngjarja fillimisht është raportuar nga guvernatori i rajonit Chelyabinsk, Alexey Teksler.

“Një nxënës i shkollës nr. 68 në Chelyabinsk ka sulmuar shokët dhe mësuesit e tij, duke shkaktuar lëndime. Të plagosurit janë shtruar në spital”, shkroi guvernatori Alexey Teksler në kanalin e tij Telegram.

Ndër të tjera Teksler tha se situate tashmë ishte nën kontroll. Sipas guvernatorit, autoritetet janë në vendin e ngjarjes dhe se po zhvillohen hetime.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com