Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo kryeson me rreth 62% të votave ndaj kandidatit të opozitës, Petraq Gjikuria.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas numërimit të 29 kutive të votimit nga 36 gjithsej, Tavo ka marrë 4067 vota (63.52%), ndërsa kandidati Gjikuria ka marrë 2336 vota (36.48%).
Vangjel Tavo, ish minister dhe ish deputet, ka marrë rezultatin më të thellë në njësinë administrative Hore Vranisht ku 90% e votuesve kanë votuar kandidatin socialist.
Ndërkohë që edhe në qytetin e Himarës ku një vit më parë Fredi Beleri kishte një diferencë prej 900 votash, në zgjedhjet e mbajtura dje (e dielë), Vangjel Tavo kryeson bindshëm.
/a.r