Nuk “zë” mend nga arresti shtëpiak, policia kap 41-vjeçarin. Çfarë i gjetën në banesë

Një 41-vjeçar nga Tirana supozohej të ishte në shtëpi, pasi ndaj tij ishte masa e sigurisë arrest në shtëpi. Por mesa duket kjo ka qenë gjëja e fundit që ai ka dashur të bëjë.

Policia njoftoi se ka kapur në flagrancë 41-vjeçarin, jashtë banese. Më pas në kontrollet në banesë i gjetën kokainë, para cash, armë të ftohte, bllokues valësh, radio policie, municion luftarak dhe sende të tjera të paligjshme.

“Gjatë kontrollit fizik ndaj 41-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 103 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, që e posedonte me qëllim shitjen në doza; 23 000 lekë dhe 940 euro, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndëve narkotike; 1 armë të ftohtë, 1 bllokues valësh, 1 radio policie, municion luftarak dhe sende të tjera të kundërligjshme”, njoftoi policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com