Pjesë nga debati në Komisionin Hetimor të Check-up mes Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecajt:
Ndreca: Ke 20 minuta që…
Vokshi: Kërko fjalën që të ta jap, nuk e merr dot vetë
-Unë jam me kryetaren
-Ta mbarojë Byrazeri
-Nuk ka për ta mbaruar se pyetja ishte e paligjshme, intimiduese
-Kush je ti more që përcaktoke ligjin
-Pyetjet e tua janë orientuese, intimiduese, kërkojnë një përgjigje të caktuar, nuk të lë të bësh sipas qejfit
-Boll o Plarent, të dërgoi njeri ndonjë mesazh?
-Me mesazhe funksionoi, ju. Keni bërë tre herë të njëjtën pyetje
-Mbarove? ,
-,mua mos më thuaj mbarove, se mbaroj kur të vendos unë
-Mos u shqetëso
-Nuk shqetësohem, shqetësohem vetëm për mosrespektim ndaj dëshmitarëve. E thërrasim të na ndihmojë dhe e përdhosim
-Nuk qenka mirë ky sot
-Lëreni more të flasë, e kuptoni dallimin mes jush dhe ne? Ne nuk ndërhyjmë në asnjë moment
-Ti po dhunon, jo po ndërhyn por po dhunon
-Shko lexo ligjin dhe kodin
-Ëhë
-Ëhë, ëhu janë pasthirrma që nuk i shkojnë kryetares së Komisionit, nuk janë argument