Nuk pranuan të eliminonin rebelët, dënim me vdekje për 23 ushtarë në Kongo

25 ushtarë në Republikën Demokratike të Kongos u dënuan me vdekje pasi braktisën betejat kundër rebelëve famëkeq M23 në lindje të vendit të goditur nga konflikti.

Ushtarët, u shpallën gjithashtu fajtorë për vjedhje nga gjykata ushtarake pasi morën disa mallra nga dyqanet në një fshat pranë, pasi braktisën pozicionet e tyre

Në mars, qeveria hoqi një moratorium në fuqi për më shumë se 20 vjet, për dënimin me vdekje, pasi ministri i drejtësisë përmendi nevojën për të hequr “tradhtarët” nga ushtria.

Përveç 25 të dënuarve me vdekje, një ushtar u dënua me 10 vjet burg dhe një tjetër u shpall i pafajshëm.

Në maj, një gjykatë ushtarake në qytetin e Gomës dënoi me vdekje 8 ushtarë për “dezertim” gjatë luftimit të forcave rebele.

Rebelët M23 gjatë ditëve të fundit kanë marrë kontrollin në disa qytete, duke përfshirë qytetin strategjik të Kanyabayonga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com