Gazetarja Anduena Llabani teksa ka folur për grupet kriminale shqiptare jashtë vendit, tha se Dubai është një nga pikat më të nxehta, ku shqiptarët zotërojnë pasuri të mëdha.
Mes të tjerash ajo ka folur gjatë një interviste në MCN edhe për një vajzë të njohur të showbizit, e cila sipas saj ka punuar si eskortë në Dubai për një shumë të majme parash.
Llabani është shprehur se vajzën në fjalë e ka kërkuar edhe një shqiptar, i cili i ka ofruar shumën prej 20 mijë euro, por “vajza vipe”i ka kërkuar atij 600 mijë euro.
“Shumë femra të njohura të showbiz-it, modele, të bukura, ishin eskortat më të preferuara në Dubai. Një jurist, avokat, tregonte në një rreth tavoline që një femër shumë e njohur e showbiz-it ishte kërkuar nga një shqiptar për 20 mijë euro.
Ishte kontaktuar, edhe vajza shqiptare i kishte thënë ‘jo’ për 20 mijë euro nuk pranoj. ‘OK’ i kishte thënë për 600 mijë euro. M’u duk si legjendë. Unë kam parë edhe videon ku femra që flitej ishte në jaht me personin që e kishte kërkuar dhe shifra ishte ajo. 600 mijë euro qëndrim vetëm me ty”, tha ajo.