E ftuar sot në Big Brother Fan Club, ishte ish-banorja, Dea Vieri e cila ka folur për videon virale ku shihet mjaft e afërt me Romeon në shtëpinë e BBV. Opinionisti Ronaldo Sharka i thotë asaj që në momentin që e preku Romeo ajo nuk pati asnjë reagim. Ai e pyeti nëse ajo e ka parë videon dhe çfarë sqarimi ka për situatën e cila u komentua shumë në media.
Ronaldo: Videon e ke parë?
Dea Vieri: Po e kam parë. Ishte thjesht një moment afrimiteti, vetëm kaq domethënë, një prekje kaq. Nuk e zhvillova sepse nuuk pata interes të zhvilloja diçka me Romeon. Nuk më pëlqeu.