Nuk njeh Kosovën, Lajçak lëvdata Rumanisë: Bravo për angazhimin në Ballkan!

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se ka pasur “një diskutim të rëndësishëm dhe të dobishëm rreth gjendjes së dialogut” me ministren e Jashtme të Rumanisë, Luminita Odebescu.

Edhe pse Rumania është një shtet që ende nuk e njeh Kosovën, ai e falënderoi atë për angazhimin aktiv në Ballkanin Perëndimor.

“Ritheksova të Rumanisë mbështetjen e plotë për përpjekjet e tij për të përmirësuar dialogun e udhëhequr Beograd-Prishtinë, është esenciale për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, shkroi ajo.

Nga ana e saj, Odobescu, vendi i së cilës vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, tha se i ka ofruar mbështetje Lajçakut në ndërmjetësimin e tij në dialog.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com