Nuk ndalet masakra në Gaza, 28 viktima palestineze, Izraeli premton tjetër hakmarrje

Janë afro 28 persona të vdekur në Rripin e Gazës për shkak të bombardimeve të pandërprera nga ushtria e Izraelit. Këtë fakt e ka bërë të ditur media e njohur Al Jazeera.

Gjashtë persona u vranë në bastisjen e fundit në ndërtesat e banimit, duke përfshirë një fëmijë. Për Tom Fletcher, kreun e përpjekjeve për ndihmë të Kombeve të Bashkuara të cituar nga mediat arabe, përpjekjet për të shpëtuar jetët e të mbijetuarve në Gaza janë “në pikën e thyerjes” për shkak të sulmeve të vazhdueshme, theksojnë raportet ndërkombëtare.

Ndërkohë një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bregun Perëndimor. Forcat e Izraelit vranë të paktën tre militantë palestinezë në operacionet e përforcuara në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar pas vrasjes së tre Izraelitëve afër një vendbanimi hebre, tha ushtria izraelite.

Pamjet e Reuters treguan automjete ushtarake të vendosura në rrugët pranë qytetit të Tubas dhe ushtria e Izraelit shpërndau një video që tregon atë që ata e përshkruan si një bastisje gjatë natës në Bregun Perëndimor verior.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se një 18-vjeçar u vra gjatë natës në një sulm ajror të Izraelit në Tamun, një qytet në verilindje të qytetit të Nablusit, ndërsa një 40-vjeçar u qëllua për vdekje në fshatin e afërt Taluza.

Netanyahu miratoi të hënën “një seri veprimesh shtesë sulmuese dhe mbrojtëse” në Bregun Perëndimor, si dhe masa specifike për kapjen e atyre që vranë tre Izraelitët.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, i ndodhur në vendin e sulmit terrorist që ndodhi dje dhe e përkufizoi atë si një “akt lufte” të cilit do t’i jepet një përgjigje adekuate.

“Sulmi terrorist i neveritshëm dhe vrasës që ndodhi këtu dje është një akt lufte në të gjitha aspektet dhe do të përgjigjet në përputhje me rrethanat”, ishin fjalët e Katz të lëshuara nga zyra e tij, të cilat më vonë u bënë jehonë nga Times of Israel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com