“Nuk na ndalni dot!” Netanyahu kundër të gjithëve: Në Rafah do vijojmë me planin

Izraeli nuk do të ndalet pa përfunduar planin në Rafah. Ultimatumi është dhënë nga Kryeministri i Izrelit, Benjamin Netanyahu. Në një prononcim për median amerikane CNBC, Benjamin Netanyahu ka thënë se Izraeli do të bëjë “çfarë kërkohet” në Rafah, pavarësisht kundërshtimit të SHBA-së dhe ndërkombëtarëve ndaj çdo plani të tillë.

“Ne, Izraeli dhe SHBA, kemi një mosmarrëveshje për Gazën – më tepër për Rafah. Por ne duhet të bëjmë atë që duhet të bëjmë. Dhe, ju e dini, ndonjëherë ju vetëm duhet të bëni atë që kërkohet për të siguruar mbijetesën dhe të ardhmen tuaj. Ne nuk mund të vazhdojmë në të ardhmen duke e bërë Hamasin të pushtetshëm në Gaza”, tha Benjamin Netanyahu, Kryeministër i Izraelit.

Reagimi i Netanyahut vjen pas lajmit se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë paketën e saj prej 1 miliardë dollaë për Izraelin. Paketa do të përfshijë një arsenal të madh armamtimesh, pavarësisht kundërshtimit të Joe Biden për ndërprerjen e ndihmave për shkak të inkursioneve izraelite në Rafah.

“Shpresoj se ne mund të shohim në sy Shtetet e Bashkuara, ne jemi duke folur me ta, por në fund të fundit ne bëjmë atë që duhet të bëjmë për të mbrojtur jetën e kombit tonë”, u shpreh Netanyahu.

Sakaq, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u sfidua publikisht mbi planet e pasluftës për Rripin e Gazës nga shefi i tij i mbrojtjes, i cili u zotua të kundërshtojë çdo sundim afatgjatë ushtarak nga Izraeli mbi enklavën e shkatërruar palestineze.

Në një konferencë për shtyp në televizion, Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant tha se, pasi menjëherë pas shpërthimit të konfliktit me Hamasin, ai ishte përpjekur të promovonte një plan për një administratë alternative të Gazës të përbërë nga palestinezë, por reagimet e Gallant kanë mbetur pa përgjigje.

Për Hamasin plani i pasluftës duhet të përfshijë edhe organizatën militante, në të kundërt nuk do të ketë paqe, citon Times of Israel. Izraeli ka thënë se do të shkatërrojë katër batalione të Hamasit në qytetin jugor të Rafahut. Zëdhënësi i qeverisë së Tel-Avivit i ka kërkuar Egjiptit i cili ndan kufirin me Gazën, që hapë dyert për civilët palestinezë që dëshirojnë të ikin nga lufta shtatëmujore, por se kërkesa është refuzuar.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com