Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe qeverisja e tyre janë të pandalshme, duke shtuar se pavarësisht se kush e ku i pengon, “ata nuk do të mund t’i ndalë askush, as në jug dhe as në veri.”
“Sot u bënë 6 javë që na e vranë rreshterin e policisë, heroin e Kosovës, Afrim Bunjakun, por në vitin 2024, do të kemi 600 ushtarë më shumë dhe 500 policë më shumë për ligj e kushtetutshmëri, për mbrojtje e siguri për Kosovën tonë”, është shprehur Kurti.
Këto deklarata Kurti i bëri gjatē takimit të LVV me degët e saj.
Më tej kryeministri u ndal edhe te qeverisja, ku tha se produkti i brendshëm bruto i Kosovës, kur vetëvendosje erdhi në pushtet ishte më pak se 6.8 miliardë euro dhe në vitin e ardhshëm do t’i kalojë 10 miliardë euro. Sipas tij buxheti i shtetit në 2024, do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro.