Duket se marrëdhënia që ka nisur mes Bardhit dhe Sarës brenda shtëpisë së Big Brother VIP nuk po shkon siç duhet.
Përveç debateve të shpeshta që dyshja ka me njeri-tjetrin një tjetër detaj shumë i rëndësishëm që është vënë re së fundmi është se dyshja nuk e ndjek njeri-tjetrin nëpër rrjete sociale.
Siç duket të afërmit e tyre nuk janë dakort me këtë marrëdhënie, por thjesht po respektojnë lojën e tyre brenda.
Sakaq në një debat të bërë pak momente më parë Sara i është drejtuar Bardhit: ‘Nuk më intereson as kush je, as çfarë bën, as çfarë ndikimi ke jashtë se ma the edhe dje, ‘njerëzit më dëgjojnë se jam unë’, zero! Kur ke gabim e ke gabim. Ndërkohë që unë jam duke folur, si çoban me dhi, ti para dhe unë mbrapa. ‘