“Nuk kisha fletëthirrje”, Baton Haxhiu në SPAK: Shkova të intervistoj njërin prej hetuesve

Gazetari Baton Haxhiu i është drejtuar këtë të enjte ambienteve të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Pasi doli nga ambientet e prokurorisë së Posaçme, Haxhiu deklaroi se nuk kishte pasur asnjë fletëthirrje ndaj tij dhe se kishte hyrë për të intervistuar njërin prej hetuesve.

“Shkova të intervistoj njërin prej hetuesve. U thashë që kam hyrë për të intervistuar. Nuk ka lidhje me fletëthirrje kjo”- u shpreh Haxhiu.

Haxhiu punon në media si gazetar prej disa vitesh, përfshirë edhe raportimin e genocidit në vitin 1999 në Kosovë, ndërsa vitet e fundit është prezantuar edhe si analist në panelet televizive./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com